July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Abramovich synon të rikthehet në futboll

2 min read
Nje lajm i bujshem dhe zhurmshem vjen nga Turqia. Sipas portalit Yeniçağ, Roman Abramovich po mendon të blejë një klub nga Stambolli. Oligarku rus u takua me biznesmenin azerbajxhanas Muybariz Mansimov, një anëtar bordi te Besiktas. Duke marrë parasysh që vetë Fenerbahce, Galatasaray dhe Besiktas nuk menaxhohen si klubet angleze, por kanë zgjedhje të rregullta për të përcaktuar presidentin, klubet që mund të synohen janë Basaksehir, Istanbulspor dhe Kasimpasa. Kujtojmë se Abramovich u detyrua të shesë Chelsean pas afërsisë së tij me presidentin rus Vladimir Putin dhe pas konfliktit te hapur qe ende vazhdon mes Rusise dhe Ukraines. Klubi londinez përfundoi në duart e konsorciumit të udhëhequr nga Todd Boehly, president dhe CEO i Eldridge, dhe Clearlake Capital Group, 30 majin e kaluar. Ata paguan 5 mld sterlina per te siguruar aksionet e Chelsea-t teksa vetem nje pjese e kesaj shifre,pra gjysma, perfundoi ne duart e Abramovich qe gjate gjithe kesaj periudhe ka qendruar ne prapaskene dhe ne hije duke mos u ekspozuar. Oligarkët rusë kanë pasur mjaft probleme ekonomike këtë vit pas vendimit të Putinit për të pushtuar Ukrainën. Sanksionet e vendosura më pas nga Perëndimi patën pasoja të rëndësishme në asetet e tyre. Të kishte pësuar një rënie të rëndë do të kishte qenë mbi të gjitha Roman Abramovich, ish-pronari i Chelsea. Pasuria e tij – sipas asaj që shkruan Il Messaggero – do të kishte rënë me më shumë se 50% dhe tani do të arrinte në 7.8 miliardë dollarë. Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, megjithatë, një pjesë e kësaj pasurie tani do të ishte jolikuide: domethënë, do të ishte një aktiv mjaft i ndërlikuar për t’u shitur, nëse jo me çmime të volitshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *