Ademi në Prizren, merr lëvdata për punën e bërë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë pjesë në shpalljen e “Laureatëve 2024” në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Prizren. Ai ka thënë se këtë vizitë e ka shfrytëzuar edhe për të takuar e bashkëbiseduar, siç ka thënë ai, me njerëzit që e kanë bartur barrën kryesore të zhvillimit të futbollit në këtë regjion.

Kreu i FFK-së ka thënë se ka marrë lëvdata për punët e bëra dhe përkrahje e besim nga komuniteti i futbollit i këtij regjioni.

Postimi i plotë i Ademit në Facebook:

Sot pata kënaqësinë dhe nderin të jem në regjionin e Prizrenit, në shpalljen e laureatëve të vitit, por edhe për t’u takuar dhe për të bashkëbiseduar me njerëzit që e kanë bartur barrën kryesore të zhvillimit të futbollit në këtë regjion.

Takova njerëz të kategorive të ndryshme, duke nisur nga udhëheqës, donatorë, sportistë e ish-sportistë, të cilët i falënderova për përkrahjen dhe zhvillimin e futbollit në Prizren.

Diskutuam për çështjen e së ardhmes së futbollit në nivel regjional por edhe në nivel të Kosovës. U dakorduam që në vitin në vijim të punojmë bashkërisht për t’i realizuar të gjitha projektet të cilat i duhen këtij regjioni, por edhe futbollit në përgjithësi.

U premtova se FFK do të vazhdojë të jetë e afërt dhe t’i qëndrojë pranë si çdoherë. Nga ana e komunitetit të futbollit të këtij regjioni mora shumë lëvdata për punët e bëra dhe përkrahje e besim të vazhdueshëm.

Ua shpreha mirënjohjen time për besimin dhe u dakorduam që të vazhdojmë me përgjegjësi dhe krenari të punojmë së bashku edhe në vitet e ardhshme.

Në fund i urova që viti që po hyjmë të jetë një vit edhe më i suksesshëm për të gjithë ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *