Gjoba e FFK-së ndaj Batatinës e Llapit | Dalin pamjet e sharjeve dhe kërcënimeve të rënda, e paska merituar!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina sot është dënuar me katër ndeshje nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i FFK-së.
Ky dënim për trajnerin e Llapit vie pasi ka kërcënuar gjyqtarët e ndeshjes Llapi-Dukagjini.

IndeksOnline ka siguruar pamje, ku Tahir Batatina pas përfundimit të ndeshjes në lokalet e stadiumit ka kërcënuar gjyqtarët. Ai po ashtua ka sharë dhe fyer FFK-në dhe presidentin Agim Ademi.

“Thirrne Agim Ademin t’ju nxjerr prej këtu se ndryshe nuk dilni, se ta kom qi nënën me gjithë ta”, dëgjohet duke thënë Batataina.

E po ashtu, nga videot që kemi siguraur, shihet edhe një person tjetër nga stafi i Llapit, Muhamet Rexhepi duke i shkulur kabllat e VAR, që gjendeshin në stadium.

Rexhepi për këtë është dënuar me 1 vit mosushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuara nga FFK./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *