Ballkani e fiton derbin e qytetit

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të këtij viti. Ballkani të dielën e mposhti Suharekën me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takon javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.Lindon Emërllahu shënoi gol të bukur nga distanca për 1:0 në minutën e 11-të.Për 2:0 ka realizuar Bleart Tolaj nga afërsia në minutën e 70-të. Ballkani është në pozitën e dytë me 33 pikë. Suhareka ka 25 pikë dhe është në vendin e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *