Edon Zhegrova uron bashkëlojtarët për fitore dhe tregon pse nuk startoi mbrëmë

Skuadra e Lille shënoi një fitore të madhe mbrëmë në UEFA Champions League pasi mposhti Bolognan me shifrat 1:2.

Edon Zhegrova nuk startoi mbrëmë dhe ishte befasi për të gjithë.

Megjithatë futbollisti i Kombëtares së Kosovës, pati në dispozicionin e tij disa minuta. Kurse pas ndeshjes uroi bashkëlojtarët dhe tregoi arsyen e vërtetë pse nuk luajti nga minuta e parë.

“Çfarë fitore. Jam shumë krenar me këta djelmosha. E kam një lëndim të lehtë, por do të kthehem shumë shpejt”, u shpreh Edon Zhegrova pas ndeshjes 

Me fitoren e mbrëmshme, Lille shkoi në kuotën e 10 pikëve në pesë ndeshje dhe pozicionohet në vendin e 12-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *