February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Ne e bëmë të duket e lehtë”, Granit Xhaka pas fitores së mbrëmshme: Tani kemi Interin…!

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi një fitore të thellë mbrëmë në Ligën e Kampionëve me rezultatin 5:0 ndaj RB Salzburgut.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka foli pas ndeshjes dhe tregoi se falë paraqitjes së mirë, skuadra kundërshtare u duk tejet e dobët.

“Ne nuk patëm një lojë të lehtë. E bëmë të lehtë për vetën tonë me një paraqitje të fortë. Salzburgu ka cilësi, por ne nuk lejuam që kjo cilësi të zhvillohet. Tani kemi Interin, Atletico Madridin dhe Pragën. Tri detyra të mëdha para nesh, synimi ynë është t’i bëjmë gjërat më të qarta para Krishtlindjeve”, u shpreh Granit Xhaka

Skuadra gjermane në pesë xhiro ka grumbulluar 10 pikë në Ligën e Kampionëve dhe gjendet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *