Skriniar pranon të rikthehet në Serie A dhe të nënshkruajë me rivalët e Interit

Milan Skriniar do të rikthehet në Serie A, por jo te Interi ku la gjurmë dhe u shëndrrua në një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Sipas Foot Mercato, qendërmbrojtësi i PSG -së, Milan Skriniar tani ka rënë dakord të bashkohet me Juventusin në afatin kalimtar të janarit 2025.

29-vjeçari ka arritur një marrëveshje verbale me gjigantët e Serisë A dhe është i hapur për t’u rikthyer në Itali vitin e ardhshëm nëse një marrëveshje mund të finalizohet.

Skriniar nuk po ka hapësira të shumta  te PSG-së këtë sezon dhe dëshiron të largohet për të marrë kohë për të luajtur diku tjetër.

Bisedimet thuhet se tani janë duke u zhvilluar mes palës franceze dhe Juventusit për të rënë dakord për një marrëveshje që kënaq të dyja palët.

Skriniar ka bërë vetëm pesë paraqitje për PSG-në këtë sezon dhe nuk ka luajtur asnjë minutë në sezonin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *