“Isha duke shkuar në Manchester United”, Robert Lewandowski tregon arsyen se pse nuk u transferua në “Old Trafford”

Sulmuesi i Barcelonës dhe Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski, gjatë një interviste me legjendën angleze, Rio Ferdinand ka treguar se si ishte afër të përfundonte në “Old Trafford” gjatë vitit 2012.

Lewandowski gjatë këtij viti ishte duke luajtur për Borussia Dortmundin, por mori një ofertë nga Sir Alex Fergusoni dhe çfarë ndodhi më pas, tregon vetë sulmuesi.

“I thashë PO Manchester Unitedit gjatë vitit 2012. Për mua ishte e kryer. Më kujtohet biseda që pata me Sir Alex Fergusonin, ju s’mund t’i thoni jo atij. Por, Borussia refuzoi ofertën”, u shpreh Lewa

Pas dy vjetëve, sulmuesi i tashëm i Barcelonës më pas u transferua te Bayern Munchen me para metra-zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *