Rodri bën dallimin mes Messit dhe Ronaldos: Kam luajtur me të dy, por…!

Fituesi i Topit të Artë, Rodri gjatë një interviste ka folur për dyshen Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Mesfushori i Manchester Cityt ka bërë një dallim mes dy lojtarëve që flitet më së shumti brenda 15 vitet e fundit në futboll.

“Si lojtar u përballa me të dy. Me Ronaldon, ne nuk donim që ai të hynte në zonën e 16-metërshit sepse do ishte ‘vdekjeprurëse’. Kurse Lionel Messi do ishte i rrezikshëm kudo që merrte topin në fushë”, u shpreh Rodri

Kujtojmë që mesfushori spanjoll është i lënduar dhe pritet të mungoj deri në fund të këtij sezoni. Prandaj kohëve të fundit po ka më shumë kohë për intervista në mediat e huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *