Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në parakualifikimet për Kupën e Botës 2026

Në muajin dhjetor, saktësisht më datën 13-të do të hidhet shorti për ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja e Kosovës gjendet në vazon e katërt dhe pritet të ketë kundërshtarë tejet të fortë në grup.
Nga vazoja e parë, “dardanëve” mund t’i bie një shtet i fuqishëm, si psh: Anglia, Franca, Spanja, Porugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka apo Austria.
Kurse në vazon e dytë janë këto shtete: Ukraina, Turqia, Suedia, Uellsi, Polonia, Hungaria, Greqia, Romania, Norvegjia, Sllovakia dhe Çekia.
Nga vazoja e tretë: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnja dhe Mali i Zi.
Kurse në vazon e pestë janë: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lichtenstein-i dhe San Marino.
Kosova është në vazon e katërt dhe kundërshtarët që s’do i ketë në këtë grup, janë: Bullgaria, Luksemburgu, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qiproja, Ishujt Faro, Letonia dhe Lituania.