As gazetari nga Shqipëria, nuk i dha vota maksimale Granit Xhakës për Topin e Artë, e vlerësoi vetëm me një pikë

Gazeta franceze, L’Equipe ka publikuar listën me votat e gazetarëve për Topin e Artë.
I nominuar për këtë çmim ishte edhe futbollisti Kosovar, Granit Xhaka.
Interesante është se dy nga gazetarët që pritej të jepnin votat maksimale për Xhakën, ai i Zvicrës dhe Shqipërisë, dëshpëruan.
Gazetari Besnik Dizdari i dha vetëm një pikë, ndërsa ai i Zvicrës nuk kishte votë fare për Granit Xhakën.
Përfaqësuesi i Shqipërisë, pikët maksimale (15), ia ka dhënë futbollistit spanjoll, Rodrit.
- Rodri – 15 pikë
- Lamine Yamal – 12 pikë
- Dani Carvajal – 10 pikë
- Jude Bellingham – 8 pikë
- Antonio Rudiger – 7 pikë
- Erling Haaland – 5 pikë
- Lautaro Martinez – 4 pikë
- Vinicius JR – 3 pikë
- Kylian Mbappe – 2 pikë
- Granit Xhaka – 1 pikë.