Sot nis java e 13-të e Superligës, në program dy ndeshje

So nis java e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje.
Në stadiumin me bari artificial në Gjilan, skuadra e Gjilanit do të jetë nikoqire e Suharekës.
Vendasit kanë 13 pikë dhe renditen në vendin e nëntë në tabelë, ndërsa mysafirët në vendin e pestë me 17 pikë.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Dukagjinit dhe Feronikelit’ ’74.
Skuadra nga Klina, renditet në vendin e shtatë me 14 pikë, ndërsa ajo nga Drenasi, është e fundit, me vetëm 3 pikë.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.