July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Lensi njofton Parisin me humbje, hapet gara për titull në Ligue 1

1 min read

Paris Saint Germain ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Ligue 1 dhe për të ndodhur kjo u desh të pritej java e 17-të.

Lens është skuadra që është përkujdesur për befasinë e këtij edicioni në elitën e futbollit francez duke mposhtur parisienët me rezultat 3-1.
Vetëm pas pesë minutash lojë erdhi goli i parë, kur Przemyslaw Frankowski realizoi për epërsinë e vendasve 1-0.

Epërsia e skuadrës vendase nuk zgjati shumë dhe PSG barazoi shifrat në 1-1 tre minuta më vonë, kur sulmuesi Hugo Ekitike realizoi për 1-1.

Vendasit rikthyen epërsinë në minutën e 28-të, ku pas asistimit nga Fofana, Louis Openda realizoi për 2-1.

Me epërsinë 2-1 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Ashtu si pjesa e parë, edhe e dyta nisi për mrekulli për vendasit që gjetën golin e tretë.

Kësaj radhe Openda asistoi te Alexis Claude-Maurice që realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me fitoren e Lens është hapur edhe gara për titull në Ligue 1, pasi tani ata ndodhen në vendin e dytë me 40 pikë, vetëm katër më pak se PSG që vazhdon të kryesoj kampionatin francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *