June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Ende në formë, Pedro mbrëmë shënoi golin e fitores për Lazio-n në minutat e fundit

Skuadra e Lazio-s shënoi një fitore të madhe mbrëmë në UEFA Europa League me rezultatin 2:1 ndaj Porto-s.

Golin e fitores për skuadrën nga Italia e shënoi sulmuesi spanjoll, Pedro.

Pedro shënoi një gol të bukur në minutat e fundit të ndeshjes duke ia dhënë pikët e plota skuadrës së tij.

Pavarësisht që është 37-vjeçar, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Chelseat po vazhdon të bëjë mrekulli në garat europiane.

Pedro në katër ndeshje në Europa League ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste, kurse Lazio i prinë tabelës me 12 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *