E dhimbshme! Një tifoz i Bayernit mbrëmë ndërroi jetë në stadium

Një tifoz i Bayern Munchen mbrëmë në “Allianz Arena” ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes së UEFA Champions League.

Ai ishte duke shikuar ndeshjen e klubit të zemrës kundë Benfica-s e cila u mbyll me rezultatin minimal 1:0.

Tifozi kishte probleme me shëndetin dhe ndërroi jetë në shkallët e stadiumit.

Edhe pse menjëherë kur gjendja e tij u përkeqësua ndërhyri emergjenca, por nuk arritën ta shpëtonin tifozin në fjalë – i cili thuhet se dha frymën e fundit rrugës për në spitalin më të afërt.

Skuadra nga Gjermania përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllime për familjarët e tifozit duke thënë se fitorja ndaj portugezëve ishte krejt në plan të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *