Mbyllet pa fitues derbi Prishtina-Drita

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Dritës.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën pasdite në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfundoi baras 1:1.

Arb Manaj shënoi në minutën e 39-të për epërsinë e Dritës, kurse golin e barazimit për Prishtinën e shënoi Leotrim Kryeziu. Ai shënoi golin e barazimit me kokë në minutën e 89-të.

Drita është ngritur në vendi ne dytë me 22 pikë, sa ka edhe lideri Ballkani dhe Malisheva në vendin e tretë.

Prishtina mbetet në pozitën e katërt me 20 pikë.

Drita ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohet ndeshja e mbetur në mes të Dritës dhe Suharekës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *