Ademi uron çikat e Kosovës: Kualifikimi në Ligën A, dëshmi e punës me gjeneratat e reja

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar vajzat e Kombëtares U17 për kalimin në Ligën A për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2025. Ademi këtë sukses e ka vlerësuar si dëshmi të punës që po bëhet me gjeneratat e reja.

Postimi i plotë i Ademit në rrjete sociale:

Urime kalimi në Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2025 për Kombëtaren U17

Vajzat e Kombëtares U17 kanë siguruar kalimin në Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2025.

Fitorja ndaj Shqipërisë (3:1) dhe barazimi ndaj Izraelit (1:1) rezultuan të mjaftueshme që Dardanet U17 të kualifikohen tutje në këtë cikël të garave.

Ky është viti i tretë radhazi që Kombëtarja U17 siguron kalimin në Ligën A të kualifikimeve të Evropianit dhe është dëshmi e punës me gjeneratat e reja.

Përgëzoj futbollistet e reja për këtë sukses dhe stafin e trajnereve në krye me Sanije Krasniqin për punën me këtë gjeneratë të futbollisteve.

Paraqitja në Ligën A me ekipe shumë të forta do të jetë një mundësi e mirë për lojtaret e reja që të zhvillohen edhe më shumë dhe të fitojnë eksperiencën e duhur në nivele të tilla.

Forca Kosovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *