February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Kessie ka ardhur falas te Barça, do të largohet për 13 milionë euro

Franck Kessie do të largohet nga Barcelona vetëm pas gjashtë muajsh. I sjellë si përforcim i madh, përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë nuk pati një shans real në Barcelonë, ndaj dhe kërkoi të largohej nga klubi në afatin e dimrit.

Verën e kaluar, Barcelona e fitoi garën me disa klube të tjera të mëdha, për nënshkrimin e Kessie. Lojtari ishte veçanërisht tërheqës për Barcelonën, sepse klubi nuk duhej të paguante dëmshpërblim për të. Ai erdhi si lojtar i lirë nga Milani.

Mirëpo, ai nuk mori një shans të vërtetë nga Xavi, i cili përdori më së shumti Busquets, Gavi, Pedri dhe De Jong në formacion.

Tottenham dëshiron të përfitojë nga pakënaqësia e Kessie dhe ta sjellë atë në Londër. Ky klub ka ofruar 13.000.000 euro për shërbimet e tij.

Barcelona, ​​e shtyrë nga problemet financiare, ka të ngjarë ta pranojë këtë ofertë. Vendimi përfundimtar do të merret nga klubi pasi presidenti Laporta të konsultohet me Xavin dhe ekipin e tij profesional.

Gazeta katalanase “Sport” thekson se Kessie nuk i është imponuar Xavit dhe se është më mirë që ai të ndryshojë mesfushën.

Kessie ka luajtur 13 ndeshje për Barcelonën, derisa ka shënuar një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *