Raphinha për Viniciusin: Është i trishtuar për thirrjet raciste, e kuptoj

Vinicius Junior shpeshherë është përballur me thirrje raciste ndaj tij, ku në disa raste nuk ka mundur ta përmbanten veten.

Futbollisti brazilian ishte përsëri në qëndër të vëmendjes gjatë javës së fundit, pasi nuk e fitoi Topin e Artë.

Shumë tifozë e futbollistë përmes rrjeteve sociale thanë se ky çmin nuk i takoi atij për shkak të ngjyrës.

Ndërkohë edhe futbollisti i Barcelonës, bashkvendasi i tij, Raphinha e ka përkrahur Vinin për fyerjet raciste.

“E kuptoj kur Vinicius Jr është i trishtuar për thirrjet raciste. Këto lloj gjërash i shtyjnë njerëzit në kufi. Vini është gjithmonë i lumtur, gjithmonë bën shaka, por e vetmja temë që e bën serioz është racizmi. Unë e kuptoj Vinin”, ka thënë Raphinha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *