Bournemouth e njofton Man.Cityn me humbjen, Liverpool përmbys Brightonin për dy minuta

Lojtarët e Bournemouth po shkëlqejnë këtë sezon në Premier League, duke bërë bujë me performancat e tyre. Në javën e dhjetë, skuadra e vogël nga jugu i Anglisë surprizoi kampionin aktual, Manchester City, duke e mposhtur përpara tifozëve të zjarrtë me rezultat 2-1. Për City-n kjo ishte humbja e parë e sezonit në ligë, ndërsa për Bournemouth, e njohur si “qershitë”, kjo ishte fitorja e katërt dhe një hap i madh drejt ngjitjes në tabelë.
Goli i parë i ndeshjes erdhi që në minutën e nëntë, kur Semenho u tregua i fuqishëm në duel me Guardiol dhe gjuajti me saktësi, duke kaluar Bournemouth në epërsi 1-0. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në minutën e 64-të, kur pas një aksioni të përkryer ekipor, Evanilson dyfishoi avantazhin për Bournemouth. Në minutat e fundit, Manchester City arriti të ngushtojë rezultatin me golin e Guardi për rezultatin përfundimtar 2-1.
Ndeshje emocionuese pati edhe në Anfield Road, ku Liverpool përmbysi Brighton për të siguruar një tjetër fitore në Premier League. Brighton e vendosi Liverpool-in në vështirësi dhe kaloi i pari në avantazh me golin e Ferdi Kadioglu në minutën e 14-të. Megjithatë, në pjesën e dytë, Liverpool reagoi fuqishëm. Fillimisht Gakpo barazoi rezultatin në 1-1, ndërsa më pas Mohamed Salah, në stilin e tij karakteristik, realizoi për 2-1, duke i sjellë Liverpool-it fitoren e tetë dhe duke e kthyer në krye të tabelës.
Përveç Bournemouth, edhe Nottingham Forest po zhvillon një sezon të shkëlqyer. Ekipi i drejtuar nga Nuno Espirito Santo e mposhti bindshëm West Ham-in me rezultat 3-0. Chris Wood hapi serinë e golave, Hodgson Odoi shënoi për 2-0, ndërsa Aina vulosi fitoren në minutën e 78-të.