September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Dukagjini arkëton tri pikë të rëndësishme në Gjilan

Dukagjini ka arritur një fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Gjilanit, duke marrë tre pikët pas triumfit 1:2 në një ndeshje tejet dinamike.

Në minutën e pestë të takimit, Mërgim Pefqeli e zhbllokoi rezultatin për Dukagjinin pas një asistimi të bukur nga Erlis Xhemajli, duke i dhënë avantazhin e hershëm skuadrës së Ismet Munishit. Loja e mirë e mysafirëve vazhdoi dhe u shpërblye me një gol tjetër nga talenti Hekuran Berisha, i cili dyfishoi epërsinë në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë, Gjilani intensifikoi sulmet dhe u përpoq të rikthehej në lojë. Megjithatë, gjithçka që arriti ishte një gol nga pika e bardhë në minutën e 83-të, të cilin e realizoi Senad Jarovic.

Pas kësaj fitoreje, Dukagjini ngjitet në vendin e tetë të renditjes me 14 pikë, ndërsa Gjilani, me 13 pikë, zbret në pozitën e parafundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *