Amorim: Kam refuzuar shumë klube muajt e fundit por ishte e pamundur të refuzoja Manchester United

LISBON, PORTUGAL - NOVEMBER 01: Head Coach Ruben Amorim of Sporting CP before the start of the Liga Portugal Betclic match between Sporting CP and CF Estrela da Amadora at Estadio Jose Alvalade on November 1, 2024 in Lisbon, Portugal. (Photo by Gualter Fatia/Getty Images)

Ruben Amorim ka folur për herë ttë parë si trajner i Manchester Unitedit.

Tekniku portugez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, derisa punën pritet ta fillojë nga data 11 nëntor.

Ai ka thënë se muajt e fundit ka refuzuar shumë klube, por ishte e pamundur të refuzonte Manchester Unitedin.

”Manchester United u shfaq dhe ata paguan mbi klauzolën e lirimit. Më thanë se ishte tani ose kurrë.Kisha tre ditë për të ndarë mendjen dhe vendosa të pranoja, ishte e pamundur të refuzoja.

”Kam refuzuar shumë klube në pak muaj. Klubi që doja ishte Man United. Nuk ka asnjë tifoz të Sportingut që donte që unë të qëndroja deri në fund të sezonit më shumë se unë. Por nuk ishte e mundur. Unë i thashë po Man United”, ka deklaruar Ruben Amorim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *