Drita e mposht bindshëm Prishtinën

Drita e ka fituar derbin e javës së 11-të në Superligën e Kosovës.
Të enjten në Gjilan, “bardhekaltërit” triumfuan me rezultat bindës 3:0.
Drita kaloi në epërsi në minutën e 22-të, kur Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga pika e bardhë. Megjithëse, vendimi i gjyqtarit kryesor për të akorduar 11-metërsh ishte tejet i diskutueshëm.
Më pas Albert Dabiqaj shënoi për 2:0 në minutën e 25-të. Po i njëjti futbollisti dy minuta para fundit vulosi rezultatin 3:0.
Me këtë fitore Drita ka 18 pikë në vendin e tretë, por ka dy ndeshje më pak se Ballkani e Malisheva që kanë nga 19 pikë.
Prishtina është e pesta me 16 pikë.