Hoxha shënoi dy gola për Rubin Kazanin, trajneri i klubit rus: Jemi të lumtur me të, por nuk ishte vetëm ai!

Skuadra e Rubin Kazanit gjatë javës së kaluar në Premier League-n ruse mposhti 2:1 Orenburgun me dy golat e Veldin Hoxhës.
Trajneri i klubit rus, Rashid Rakhimov u paraqit në konferncë për media dhe foli për dy golëshin e futbollistit shqiptar.
Rakhimov u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarit shqiptar, por tha se nuk ishte vetëm ai që bëri mirë në ndeshjen e kaluar.
“Të gjithë shpëtuan me golat e tij. Nuk mendoj se është e nevojshme të veçojmë vetëm Veldnin. Po kjo është shumë e rëndësishme për të. Ai është lojtari i fundit që iu bashkua skuadrës. Ai luajti një ndeshje cilësore, ne jemi të lumtur për të”, u shpreh trajneri i Rubin Kazanit
Kujtojmë që Hoxha iu bashkua skuadrës ruse nga klubi kroat, Rijeka.