Ronaldo dikur tallej me Xavin që luante në Katar

Cristiano Ronaldo nënshkroi për Al Nasr një muaj para ditëlindjes së tij të 38-të. Ai nënshkroi kontratë për dy vjet e gjysmë, dhe paga e tij vjetore do të jetë rreth 200 milionë euro, por në këtë shumë përfshihet edhe pjesa komerciale e kontratës, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano. Kjo është paga më e lartë në historinë e futbollit, ndaj Ronaldo do të fitojë gjysmë miliardë euro gjatë kontratës.

Ronaldo ka më shumë se një muaj që ka mbetur pa klub pasi ka ndërprerë kontratën e tij me Manchester United me pëlqim të përbashkët më 22 nëntor. Kur askush në Evropë nuk tregoi interes për të, ylli portugez vendosi të largohej për një kontratë të pasur në Lindjen e Mesme. E në të kaluarën e afërt ai tallej me futbollistët që vendosnin ta mbyllin karrierën në destinacione të tilla ekzotike. Deklarata e Ronaldos për Xavin kur ky i fundit vendosi të luante në Katar u shfaq në disa media. Gjegjësisht, në moshën 35-vjeçare, Xavi shkoi në Al Sadd të Katarit dhe luajti atje katër sezonet e fundit të karrierës së tij. Ronaldo në atë kohë luante për Realin dhe nuk i pëlqyen disa nga komentet e Xavit. Kështu kishte reaguar ndaj tij: “Pse të më interesojë mua çfarë thotë Xavi?”. Epo, ai po luan në Katar, kështu që është krejtësisht i parëndësishëm”.

E tani sigurisht se CR7 do të përballet me komente të tilla nënçmuese, ngase do të luajë në një kampionat të parëndësishëm, veçmas për opinionin evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *