Shkëlqeu ndaj Empolit, Rrahmani në formacionin e javës në Serie-n A

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani po vazhdon të shkëlqejë në Serie-n A.
Rrahmani, bashkë me Napolin e tij mposhtën Empolin e Ardian Ismajlit në udhëtim me rezultat minimal 1-0.
Dhe paraqitja e tij u shpërblye, duke u përfshirë në formacionin e javës së nëntë në Serie-n A.
Në mbrojtje përpos Rrahmanit, është në listë edhe bashkëlojtari i tij Di Lorenzo, ndëarsa në formacion janë Mario Kempf dhe Nuno Tavares.
Në mesfushë gjendet Piotr Zielinski, De Ketelaere, Ademola Lookman, Bove dhe Kyriakopoulos dhe në sulm Matteo Retegui i Atalantës.
Napoli, aktualisht gjendet në krye të tabelës në Serie-n A me 22 pikë, me Interin në vendin e dytë me 18 pikë dhe Juventusi në vendin e tretë me 17 pikë.