June 2025
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
June 14, 2025

Xabi Alonso midis dy skuadrave kampione, do të largohet nga Leverkuseni

Xabi Alonso do të largohet nga Leverkusen në fund të sezonit. “Sky Germany” raporton se Bayer Leverkuseni është në kërkim të një pasardhësi të trajnerit të “farmacistëve”. 

Alonso është midis dy skuadrave të mëdha evropiane. Manchester City ose Real Madridi, janë dy opsionet e trajnerit spanjoll. 

Edhe Leverkuseni po mendon opsionet për zëvëndësuesin e tij. Sebastian Hoeness (VfB Stuttgart) dhe Sandro Wagner janë dy emrat më të folur në kampin e Leverkusenit. 

Aktualisht, Bayer Leverkusen i Xabi Alonso zë vendin e katërt në Bundesligë me 14 pikë në 7 ndeshje (4 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje), 3 pikë pas Bayern Munichut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *