Ylli francez flet për sfidën që kishte me depresionin: Merrja gjysmë milioni në muaj, por tavolinën e kisha plot me ilaçe

Yann M’Vila, ish-ylli i kombëtares franceze dhe anëtar aktual i ekipit francez të kategorisë së dytë Caen, zbuloi se ai luftoi me depresionin në ditët më të mira të karrierës së tij. 

“Nuk do të them se paratë nuk sjellin lumturi sepse kontribuojnë në gjithçka dhe i bëjnë gjërat më të lehta. Në një kohë unë merrja 500 mijë euro neto në muaj. Në dy muaj kisha një milion, por u ula në dhomën time i dëshpëruar. Këto monedha i kisha në tavolinë, por nuk më bënin dobi. Tavolina ime ishte e mbushur edhe me ilaçe. Për një kohë nuk munda të hipja as në avion. Unë praktikova joga dhe mora pilula në luftë me depresionin. Kur luaja në Saint-Etienne, mjeku i klubit më bëri një injeksion për të më qetësuar dhe për të fjetur”, ka thënë M’Vila.

Ish-mesfushori i shumë skuadrave evropiane ka thënë se ka qenë Mbappe ai që e bindi për t’u transferuar te Caen-i.

“Më tregoi për projektin dhe atë që priste nga unë. Të nesërmen pashë nënën e tij dhe ramë dakord. Kylian më njeh shumë mirë, e njoh edhe unë. Nëna e tij do të më njohë edhe më shumë në të ardhmen. Ata e dinë që unë jam një lojtar i besueshëm, se mund të mbështeten tek unë për të dhënë më të mirën time”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *