Rey Manaj rikthehet në stërvitje, por s’është i gatshëm për ndeshjen e radhës

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është rikthyer në stërvitje te Sivasspori.
Por, duket se Manaj do ta humbasë edhe ndeshjen e radhës në Superligën e Turqisë, ku skuadra e tij luan ndaj Hatayasporit të dielën nga ora 12:30.
Trajneri i Sivas, Bulent Uygun gjatë një interviste tha se Manaj ende nuk është rikthyer 100 për qind dhe me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.
“Deri tani, Rey Manaj është duke performuar me 65 për qind në stërvitje. Edhe pse këto mungesa janë hendikem i madh për ne, ne duhet të synojmë fitoren në këtë ndeshje”, u shpreh trajneri Uygun.
27-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Turqisë ka zhvilluar pesë ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol.