Dita e Kosovës, ”Dardanët” kërkojnë fitoren ndaj Lituanisë

Kosova sot zhvillon ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

”Dardanët” do të përballen me Lituaninë, ndeshje kjo e cila zhvillohet në ”S. Dariaus ir S. Girėno stadionas” në Kaunas, më fillim nga ora 15:00.

Djelmoshat e udhëhequr nga Franco Foda, kërkojnë fitoren e radhës pas asaj ndaj Qipros, për të mbajtur shpresat për vendin e parë në grup.

Kosova këtë edicion të Ligës së Kombeve ka zhvilluar dz ndeshje, ku ka regjistruar një fitore dhe një humbje.

”Dardanët” tre ditë më vonë, më 15 tetor e pret Qipron në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *