“Disa gjëra nuk i ndryshoj”, Szczesny tregon se a pi ende cigare: Nuk ka pse i intereson askujt jeta ime personale!

Portieri i njohur polak, Wojciech Szczesny, u rikthye nga pensionimi duke firmosur me Barcelonën, kjo për shkak të lëndimit të Ter Stegenit.

Por, shumë tifozëve i ka interesuar nëse ish-portieri i Arsenalit dhe Juventusit konsumon ende cigaren edhe pas transferimit në klubin nga La Liga.

Gjatë një interviste për Mundo Deportivo, Szczesny lë të kuptojë që ende pi cigare dhe kjo nuk i pengon në karrierë.

“A pi ende? Ka aspekte të jetës sime personale që nuk i ndryshoj dhe nuk është punë e askujt nëse pi duhan”.

“Nëse dikush mendon se mund të ndryshojë jetën time personale, provojeni përsëri, sepse kjo s’ka funksionuar kurrë”, u shpreh portieri i klubit katalunas

Debutimi i portierit pritet të ndodh pas ndeshjeve ndërkombëtare dhe tashmë po bëhet gati duke u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit nga Katalunia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *