Ndeshje interesante në UEFA Nations League, vëmendja te takimi Itali – Belgjikë

Sot fillon java e tretë e UEFA Nations League për sezonin 2024-25 dhe në program janë plotë 10 ndeshje.
Takimi më interesant pritet të jetë ai mes Italisë dhe Belgjikës, që zhvillohet nga ora 20 e 45.
Po ashtu, Kombëtarja e Anglisë e pret në shtëpi Greqinë, takim ky që nis nga ora 20 e 45.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sot kanë punë me Letoninë dhe kjo ndeshje nis nga ora 18:00.