Lindon Emërllahu: Me anagazhim besoj se marrim tri pikë ndaj Lituanisë

Kombëtarja e Kosovës të shtunën zhvillon ndeshjen e tretë në UEFA Nations League për sezonin 2024/25 dhe si kundërshtar do ta ketë, Lituaninë.

Lindon Emërllahu ka folur para kamerave të FFK-së, duke thënë se me angazhim mund të marrin tri pikë ndaj kundërshtarit të së shtunës.

“Me disiplinë dhe angazhim në fushë, besoj se do të marrim 3 pikë në ndeshjen me Lituaninë”, u shpreh Emërllahu

Kujtojmë që Kosova të shtunën nga ora 15:0 luan ndeshjen ndaj Lituanisë, kurse pas tri ditësh luan në “Fadil Vokrri” ndaj Qipros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *