June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Gjykata Europiane e Drejtësisë kundër kufizimeve të FIFA-s për transferime

Gjykata Europiane e Drejtësisë, ka thënë se kufizimet e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA-s, për transferimet e lojtarëve janë të jashtëligjshme.

Sipas kësaj gjykate, disa nga rregullat e vendosura nga FIFA, janë në kundërshtim me ligjin e BE-së, pasi sipas tyre, kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe konkurrencës, shkruan Skynews.

Për vendimin, ka reaguar edhe FIFA të cilët e kanë minimizuar rëndësinë e vendimit, duke thënë se vendimi vë në pikëpyetje formulimin e dy paragrafëve brenda dy neneve të rregullave të përgjithshme që rregullojnë regjistrimet dhe transferimet e lojtarëve.

Po ashtu, për vendimin ka reaguar edhe Sindikata Botërore e Lojtarëve – FIFPRO, të cilët thanë se vendimi i kësaj gjykate “do ta ndryshojë peizazhin e futbollit profesionist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *