Lionel Messi shënoi supergol dhe fiton titullin e dytë me Inter Miamin

Skuadra e Inter Miamit është shpallur kampion i sezonit të rregullt në MLS, pasi mposhti 3:2 Columbus Crew.

Në këtë ndeshje dy gola i shënoi ylli argjentinas, Lionel Messi.

GY8ZolsWAAABu_Y.jpg

Madje një prej tyre ishte eurogol nga gjuajtja e lirë, duke treguar formën e tij të jashtëzakonshme përkundër vjetëve që ka.

Ky ishte trofeu i dytë i Inter Miamit në histori të klubit dhe këtë e arriti me katër yjet e futbollit botëror, si: Lionel Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

https://twitter.com/MLS/status/1841641915554333067

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *