June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Malisheva bëhet lider, Feronikeli siguron pikën e parë

Në një ndeshje dramatike, Feronikeli 74 arriti të sigurojë pikën e parë të sezonit duke barazuar 1:1 ndaj Malishevës, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në një përballje ku tensioni mbeti i lartë deri në minutat e fundit. Agon Xhaka ishte ai që e kaloi Malishevën në epërsi në minutën e 64-t. Mysafirët e menaxhuan lojën mjaft mirë deri në fund dhe ishin afër tri pikëve të reja. Megjithatë, Feronikeli gjeti fuqinë për t’u rikthyer në frymën e fundit të ndeshjes. Goli i barazimit erdhi nga Armend Gashi, i cili u inkuadrua si zëvendësues dhe shënoi me kokë nga afërsia në minutën e 101-të të lojës. Ndeshja pati 11 minuta shtesë, pasi për golin e Malishevës, VAR-it iu deshën 8 minuta për ta konfirmuar. Malisheva me këtë barazim kryeson tani e vetme në Superligë me 14 pikë, duke lënë pas skuadra si Ballkani, Llapi dhe Suhareka, që kanë nga 13 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *