Dihen stadiumet ku do të luhet Botërori i ardhshëm i Klubeve me 32 skuadra!

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka bërë të ditur emrat e stadiumeve që do të organizojnë Botërorin e ardhshëm për Klube. Turneu do të mbahet në tokën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025.

Pritës të këtij formati të Kampionatit Botëror të Klubeve në të cilin do të marrin pjesë 32 skuadra do të jenë: Miami, Seattle, Los Angeles , Orlando (dy stadiume), Atlanta, Nashville , Charlotte , Cincinnati , Washington , Filadelfia dhe New York (New Jersey). Ndeshja finale do të zhvillohet në stadiumin MetLife në New Jersey. Shumica e vendndodhjeve janë në bregun lindor, pasi oraret janë shumë më të mira për shikuesit në Evropë. Në turne do të marrin pjesë 32 skuadra: Real Madrid , Atlético Madrid , Manchester City , Chelsea , Bayern Munich, Borussia Dortmund , PSG, Inter, Juventus , Porto , Benfica , Salzburg , Al Hilal , Al Ain, Urawa, Ulsan, Al Ahli, Widad, Mamelodi, Leon , Pachuca , Seattle, Palmeiras , Fluminense , Flamengo , Boca, River dhe Auckland. Dy skuadrat e mbetura do të jenë kampionët e Copa Libertadores , dhe një anëtar i ligës amerikane MLS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *