June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Aston Villa e do Vedat Muriqin, sulmuesi është kërkesë e Unai Emery

Trajneri si sapoemëruar i Aston Villas, Unai Emery po kërkon sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin.

Emery shpreson ta ketë sulmuesin e Mallorcas në skuadër pas shpërthimit të tij në Spanjë gjatë këtij vitit.

Sipas “Calciomercato”, Aston Villa duhet t’i paguajë 20 milionë euro Mallorcas për t’i fituar shërbimet e sulmuesit kosovar.

Nga shitja e Muriqit do të përfitonte edhe Lazio, prej ku edhe u transferua te Mallorca në verë.

Sulmuesi 28-vjeçar me Mallorcan ka kontratë deri në verën e vitit 2027, ndërsa në 12 ndeshje të sezonit aktual, ai ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar një herë.

Para pak ditësh është raportuar se edhe Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë shprehur për sulmuesin shtatlartë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *