Valon Berisha shënon gol në fitoren e LASK Linzit në Bundesliga

Skuadra e LASK Linz ka shënuar fitore në javën e shtatë të Bundesligas së Austrisë pasi mposhti 4:2 Grazer AK.

Gol në këtë takim shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.

Berisha shënoi gol në minutën e 14’të, që ishte i pari në këtë takim.

Kujtojmë që për Berishën ky ishte goli i parë në Bundesliga këtë sezon, ku ka regjistruar edhe dy asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *