Perishiq refuzoi Ajaxin, shkoi te rivali i tyre: Nuk arritëm marrëveshje!

Mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perishiq u bë me skuadër të re gjatë këtyre ditëve.
Perishiq firmosi me klubin nga Holanda, PSV-ja.
Gjatë një interviste, ish-lojtari i Tottenham dhe Interit tha se ishte afër të firmoste me rivalin e PSV-së, Ajaxin – por një marrëveshje e tillë nuk u arrit.
“Ajaxi kishte pyetur për situatën time, ishte para 10 ditëve… por ne nuk arritëm asnjë marrëveshje.
“Tani jam këtu në PSV dhe është një vend i mrekullueshëm. E di se çfarë do trajneri nga unë”, u shpreh Perishiq
Kujtojmë që lojtari kroat u largua nga Hajduku i Splitit për shkak se kjo e fundit kishte probleme të mëdha financiare.