2 Korriku debuton me fitore në UEFA Youth League, Ademi e uron

Ekipi U19 i FC 2 Korrikut ka debutuar me fitore në “UEFA Youth League”, pasi në ndeshjen e parë të raundit të parë e mposhti kampionin e Shqipërisë të kësaj grupmoshe, Bylisin, me rezultat 2:1, në Elbasan.

E për këtë sukses, futbollistët e rinj të klubit prishtinas i ka uruar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në një postim në Instastory.

Ndeshjen e kthimit 2 Korriku e zhvillon në kryeqytet më 2 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *