Real Madridi vuan, por triumfon ndaj Shtutgartit  

Real Madridi hasi në vështirësi gjatë përballjes me Shtutgartin në Santiago Bernabeu, por arriti të sigurojë një fitore të rëndësishme me rezultat 3-1. Ndeshja filloi e qetë, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. 

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por të dyja skuadrat krijuan mundësi të mira shënimi. Reali rrezikoi disa herë me sulme nga Kylian Mbappe, por Shtutgarti tregoi një qëndresë të fortë dhe madje kërcënoi portën e Courtois katër herë, duke e mbajtur presionin në një nivel të lartë. 

Vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, Kylian Mbappe kaloi në epërsi për Realin, por skuadra gjermane nuk u dorëzua. Shtutgarti vazhdoi të sulmonte dhe në minutën e 68-të, Denise Undav barazoi rezultatin pas një aksioni të mirë të ekipit. 

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Antonio Rudiger u shfaq me një gol të shkëlqyer me kokë në minutën e 83-të pas një asistimi të Luka Modric. Shtutgarti provoi edhe një herë të kthente situatën në favor të tyre, por Real Madridi përfitoi nga hapësirat e lëna dhe siguroi fitoren në minutën e 95-të, kur braziliani i ri Endrik shënoi për 3-1. 

Fitorja i dha Realit tre pikët e para në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, duke treguar se pavarësisht sfidave, “Mbretërit” mbeten një forcë e madhe në garë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *