Fitore e madhe e Malishevës në Klinë

Skuadra e Malishevës e ka shënuar fitoren e tretë radhazi këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Të dielën, Malisheva si mysafire e mposhti Dukagjinin me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të elitës së futbollit kosovar.

Në minutën e shtatë të ndeshjes, Vesel Limaj shënoi për 1:0 nga goditja e lirë.

Vendësit i barazuan shifrat në minutën e 20-të me golin e Mërgim Pefqelit. Pjesa e parë mbaroi baras 1:1. Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Malisheva kaloi sërish në epërsi. Arbër Pira realizoi për 2:1.

Golin e fundit në ndeshje për Malishevën e realizoi Laurent Xhylani në minutën e 73-të. Për Dukagjinin ishte disfata e tretë këtë edicion. Ka edhe dy fitore.

Malisheva ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Gjilanit më 22 shtator. Dukagjini përballet me Prishtinën më 20 shtator. Ballkani, Malisheva dhe Suhareka kryesojnë me dhjetë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *