Mitaj prezantohet te Al Ittihad, pritet me lula

Mario Mitaj është prezantuar si futbollist i ri i skuadrës Arabe, Al Ittihad.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, pasi ka arritur në Jeddah, është pritur nga drejtuesit e klubit arab me lule.

21-vjeçari u transferua te Al Ittihad nga skuadra ruse, Lokomotiva e Moskës në formë huaizmi për një sezon.

Mitaj do të përfitojë pagë prej 3 milionë eurove, ndërsa Al Ittihad mund ta blej kartonin e tij për 5 milionë euro.

Ai tashmë është shok skuadre me Karim Benzema dhe N”Golo Kante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *