September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Vazhdojnë problemet te Hajduku, klubi kroat nuk e lejon Gattuson të paraqitet në konferencë

Skuadra e Hajduk Splitit është duke u përballur me një krizë të madhe, sidomos pas dorëheqjes së Nikola Kaliniq.

Të premten, Hajduku zhvillon derbin ndaj Dinamo Zagrebit dhe sot trajnerët duhej të dilnin në konferencë për media.

Megjithatë, trajneri Gennaro Gattuso nuk u shfaq para gazetarëve sot.

Ishte vetë klubi kroat që mori këtë vendim, për shkak të gjendjes emocionale të skuadrës.

Ku shumë gazetarë do ta pyesnin trajnerin mbi gjendjen dhe krizën e Hajduk Splitit.

Kujtojmë se Kaliniq dha dorëheqje dhe përmendi shumë histori që e bëri atë të largohej. Një nga to ishte edhe refuzimi për ta transferuar lojtarin shqiptar, Lindon Selahi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *