Me rastin e festave të fundvitit, Ademi takohet me Gjeneratën e Artë të futbollit të Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar me ish-futbollistët e Gjeneratës së Artë të futbollit të Kosovës me rastin e festave të fundvitit.

Ademi ka ndarë disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook nga takimi në një restorant, shkruan Demokracia.com.

Njëherit, Ademi e nderoi pronarin e restaurantit në fjalë, Ilir Limajn me një fanellë të personalizuar të Kombëtares së Kosovës.

“Sot me bashkëpunëtorët e mi patëm kënaqësinë të jemi bashkë me Gjeneratën e Artë të futbollit me rastin e festave të fundvitit në restorant “Kështjella”, ku na gostiti pronari Ilir Limaj, e të cilin e nderova me një fanellë të personalizuar të Kombëtares. Gëzuar dhe shumë shëndet për të gjithë. Respekt i përhershëm për Gjeneratën e Artë”, shkroi Ademi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *