September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Dardanët me mesazh motivues për futbollistët, sonte kërkojnë fitore ndaj Qipros

Kombëtarja e Kosovës sonte zbret në fushë për duelin e dytë në kuadër të ligës së Kombeve.

Dardanët ndeshen me Qipron, sfidë kjo që nis nga ora 18:00.

Para ndeshjes tifozët e Kosovës, dardanët kanë ardhur me një mesazh motivues për skuadrën, nga e cila kërkojnë vetëm fitore.

“Djersë, vullnet, angazhim, rebelim, karakter dhe fitore. Na i keni borxh këto sonte. Ua keni borxh miliona shqiptarëve dhe mijëra të tjerëve që nuk ju lanë kurrë vetëm. Dardanët gjithmonë janë dhe do të jenë përkrah jush. Forca Kosovë!”, kanë shkruar dardanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *