April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Amir Rrahmani para ndeshjes ndaj Qipros: Na duhet vetëm fitorja!

Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen e dytë në UEFA Nations League dhe si kundërshtar do ta ketë Qipron.

Para ndeshjes, Amir Rrahmani dhe Franco Foda u paraqiten në konferncë për media.

Rrahmani, kapiteni i “Dardanëve” foli shkurt në këtë konferencë dhe tha se mezi pret përballjen dhe sigurisht që futen për fitore nesër.

“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme për ecurinë tonë sepse na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Cdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë”, u shpreh Amir Rrahmani

Kujtojmë që ndeshjen e parë, Kosova u mposht në shtëpi ndaj Rumanisë me rezultatin e thellë 0:3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *