June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Trajneri i Ukrainës i zhgënjyer me humbjen ndaj Shqipërisë

Trajneri i Ukrainës, Sergei Rebrov, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas humbjes me Shqipërinë teksa ka kritikuar hapur lojtarët për mënyrën se si pësuan golat ndaj kuqezinjve, sidomos të dytin të shënuar nga Asani gjatë konferencës për mediat.

”Me shumë mundësi sepse ne luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Shqipëria mbrojti kompakte dhe në mënyrë të organizuar, ishte e vështirë të gjeje hapësira. Ne u munduam të pasonim në zonën e rreptësisë, por për fat të keq nuk krijuam shumë raste në pjesën e parë. Po, Yaremchuk kishte një rast, Në pjesën e dytë ne kishim shanse, shënuam gol, mund të shënonim të tjerë. Për fat të keq, në futbollin në këto nivele, nëse nuk shënon, të shënojnë kundërshtarët”, tha trajneri ukrainas.

Ukrainë – Shqipëri përfundoi 1-2, me “Kuqezinjtë që fituan me rikthim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *