September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Donat Rrudhani fton tifozët: Ejani, shpresojmë në fitore!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen e parë në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25 ndaj Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FFK-ja ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet Donat Rrudhani.

Rrudhani ka ftuar gjithë tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta shikuar ndeshjen dhe për të dhuruar spektakël si “lojtari i 12-të”.

https://www.instagram.com/reel/C_hrbYzIl4m/?igsh=MTM0MnB6MDNtNHNmeA==

“Ju presim të gjithëve në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë për ndeshjen e parë. Shpresojmë që do fitojmë të gjithë së bashku. Forca Kosova”, ka thënë lojtari kosovar

Kujtojmë që për këtë ndeshje janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një atmosferë fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *